English

Studimi: Muri Kinez, 4 kilometra më i gjatë nga sa ishte menduar deri tani

Pekin, 21 prill, NOA -Â Muri Kinez është edhe 4 kilometra më i gjatë nga sa ishte menduar deri tani.

Lajmi bëhet i ditur nga rezultatet e një studimi, i cili duke marrë në konsideratë matjen e gjatësisë së vërtetë të Murit kinez, ka dëshmuar se ky ndërtim është pothuajse 4.000 kilometra më i gjatë nga sa është menduar deri më tani.

Studimi gjeodezik i qeverisë kineze, i cili ka zgjatur dy vite me radhë, ka dëshmuar se Muri kinez shtrihet në 8.850 kilometra, derisa është besuar se është i gjatë vetëm 5 mijë kilometra.

Gjatësia e mëhershme e murit kryesisht është marrë nga të dhënat parahistorike, mirëpo asnjëherë në kohërat më të reja nuk është matur zyrtarisht. Teknologjia infra e kuqe dhe ajo GPS ka ndihmuar në gjetjen e disa pjesëve të murit të cilat me kohë janë fshehur nën stuhitë e rërës. Ndërkaq, shkencëtarët kanë zbuluar pjesë të reja të murit të cilat janë ndërtuar në kohën e sundimit të dinastisë Ming e cila në Kinë ka sunduar prej vitit 1368 deri në vitin 1644. Funksioni i ndërtimit në fakt ka qenë kufi për të mbrojtur pjesën veriore të principatës së atëhershme kineze. n.e/NOA

KOMENTE