English

Topalli premton nga Rubiku: Pas një viti shqiptarët do të lëvizin jashtë shtetit pa viza

Rubik 21 prill NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në Rubik, ku premtoi se pas një viti shtetasit shqiptarë do të lëvizin jashtë shtetit pa nevojën e vizave.

"Në fakt vij këtu në fshat dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në rrugë rurale dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në rrugë nacionale dhe gjej një rrugë ndryshe, shkoj në veri dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në jug dhe gjej një Shqipëri ndryshe" u shpreh para banorëve të Rubikut, kryeparlamentarja Jozefina Topalli. "Pas një viti do të bëjë të mundur që ju baballarët, nënat, prindërit që keni fëmijët në Itali, në Greqi, në Gjermani të lëvizni pa viza dhe ju do të lëvizni pa viza, për të parë fëmijët tuaj" shtoi më tej Topalli.

Sipas saj ky është premtimi, që shtetasit shqiptarë të lëvizin pa viza për të parë nipërit e tyre.

Kryparlamentarja Topalli u shpreh në Rubik se "kanë mbetur rreth 2 muaj për të shkuar drejt zgjedhjeve të ardhshme dhe ne kemi përgatitur projektin tjetër të madh të mandatit të ardhshëm".

k.k/NOA

KOMENTE