English

UNESCO fut në internet Bibliotekën Botërore Dixhitale me arkiva nga gjithë bota

Uashington, 21 prill, NOA - Materialet dhe arkivat nga e gjithë bota tashmë do të gjenden në internet vetëm me një klikim.

Kjo falë nismës që ka ndërmarrë Organizata kulturore e Kombeve të Bashkuar, UNESCO, në kuadrin e krijimit në internet të të ashtuquajturës "Biblioteka Dixhitale Botërore".

Kjo do të jetë biblioteka e tretë më e madhe dixhitale në botë dhe mund të përdoret pa pagesë.

Ajo ka për qëllim të bashkojë të gjitha materialet nga biblioteka dhe arkiva të ndryshme nga mbarë bota për t;i bërë unike në një sit të vetëm ku lexuesit do të kenë mundësi të marrin informacione sa më të shumta për gjërat që ju interesojnë atyre.

Në mesin e materialeve që tashmë mund të shihen është madje edhe një novelë japoneze nga shekulli i 11-të, apo harta e parë që përmend Amerikën si dhe një pikturë e një antilope 8 mijë vjetë e vjetër nga Afrika e Jugut.

Kjo do të jetë biblioteka e tretë më e madhe dixhitale në botë dhe mund të përdoret pa pagesë.

Bëhet e ditur se biblioteka do të jetë në shtatë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara: anglisht, arabisht, kinezisht, frëngjisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht.

n.e/NOA

KOMENTE