English

Vendimi, flet Bollano: Gjyqi ndaj meje politik e i stisur, jam i pafajshëm

Vlorë 21 prill NOA - Reagon Vasil Bollano vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës së Vlorës e cila e dënoi atë me 6 muaj burg, gjobë prej 5 milion lekësh dhe njëkohësisht me 3 vjet moslejim të ushtrimit të funksioneve publike.

"U bë mëse një vit që gjykata dhe prokuroria e Vlorës duam me patjetër të gjykojnë kryebashkiakun Bollano. Ky është një gjyq i stisur dhe politik nga njerëz që ju shërbejnë segmenteve të caktuara ekonomik dhe politik. Pasi në bazë të asaj që shkruhet në kushtetutën e Shqipërisë, si kryebashkiak unë kam të drejtë në bazë të ligjit të marrë vendime, si ato dy që mora në territorin që kam në juridiksion të bashkisë që drejtoj" u shpreh Bollano vetëm pak orë pas vendimit që gjykatës.

"Vetëm një gjykatë dhe një prokurori e tillë, mund të veprojë kështu dhe të kërkojë të bëj gjyq për një shkelje administrative, nëse do të shihej kështu. Prokurori i çështjes Sokol Malaj, ka vepruar si person që ju shërben segmenteve të caktuara ekonomike dhe politike, dhe me një nacionalizëm ekstrem, që në momentin që në pretencën e dhënë prej tij ka deklaruar se në urdhrat e mi ishte shkruar të hiqen me qëllim që të shkruhen në gjuhën greke" u shpreh Bollano.

Bollanoi shtoi se do ti shkojë çështjes deri në fund në të gjitha instancat e gjykimit deri sa të dalë i pafajshëm.

k.k/NOA

KOMENTE