English

Vetëvaret 28-vjeçari, mister motivet

Shijak 21 prill NOA - Një 28-vjeçar është gjetur i varur në një pemë poshtë urës në hyrje të qytetit të Shijakut, në orët e para të ditës së sotme.

Ka qenë një kalimtarë i rastit i cili konstatoi trupin e pa jetë të 28-vjeçarit Taulant Bulluti, të varur me litar në një pemë.

Policia e Shijakut e njoftuar për ngjarjen mbërriti menjëherë për të administruar provat, ndërsa pas identifikimit të viktimës, oficerët nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Sipas policisë Taulant Bulluti banonte në vendin e quajtur "Katër Rrugët" në Shijak, dhe ishte punëtor në një servis automjetesh. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte martuar.

Policia bëri të ditur se janë marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, por deri më tani ende nuk është zbardhur ndonjë motiv që ka detyruar Bullutin ti japë fund jetës.

Trupi i tij u dërguar në morgun e spitalit të qytetit për t'ju nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore.

k.k/NOA

KOMENTE