Beograd, 21 prill, NOA - Shefi i diplomacisë serbe tha se është për keqardhje vendimi i Arabisë Saudite për ta njohur Kosovën, sepse erdhi në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duhet të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Vuk Jeremiç i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me komisionerin për Zgjërim të BE-së, Olli Rehn dhe shefin për Politikë të Jashtme e Siguri, Javier Solana.
Jeremiç tha se pavarësisht nga rrethanat, Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Dy ditë më parë, Arabia Saudite u bë vendi i 58-të që njohu pavarësinë e Kosovës.
NOA-INA