English

Zëvendëskryeministri Pollo: Të gjithë nxënësit me kompjutera në shkollë

Çorovodë, 21 prill NOA - Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo u ndal sot në Çorovodë, Skrapar në një takim me qindra qytetarë të këtij qyteti.

Ndërsa foli për arsimin, Pollo kujtoi prindërit, ‘të cilët para 2005-ës, kur vinte koha për çuar fëmijën për në universiteti, në Tiranë, niseshin për në kryeqytet me djalin e vajzën në njërën dorë dhe zarfin në dorën tjetër".

Pollo vlerësoi se të tillë e kishin organizuar pushtetarët e atëhershëm mënyrën e përzgjedhjes.

Sot jemi të gjithë dëshmitarë dhe dëshmitarët më të mirë janë ata maturantë dhe maturante të Skraparit që me meritë studiojnë në degët më të mira në Universitetin e Tiranës, që me një sistem të ndershëm, të bazuar në dëshirën e gjithsecilit, por edhe me meritën e gjithsecilit", - shtoi Pollo.

"Po ashtu një tjetër ndryshim themelor, -vijoi z. Pollo, -është se dje me qeverinë, socialiste me Ramën dhe Metën brenda, vetëm 7% e nxënësve të arsimit të mesëm mund të preknin një kompjuter me dorë në shkollën e tyre".

"Sot në shkolla, në epokën dixhitale, - vijoi Pollo, - të gjithë nxënësit pa përjashtim në arsimin bazë, 9-vjeçar, në gjimnaze, në teknikume, kanë kabinete të informatikës, kompjuter dhe lap-top, së shpejti të lidhur me internet, për të mësuar jo vetëm informatikën, por edhe lëndët e tjera, përmes kompjuterit, që ata të rriten dhe të përballojnë sfidat e vërteta të tyre dhe të shoqërisë sonë në shekullin 21.

Sipas Pollos, i vetmi që nuk e sheh këtë ndryshim është "çifti servantesk Rama-Meta të mbyllur në kullën e tyre të mohimit".

Zv.Kryeminsitri nuk la pa përmendur edhe kujdesin e qeverisë ndaj mësuesit, mbrujtësit e të ardhmes të shoqërisë shqiptare, sipas tij.Â

Pasi foli për disa nga investime të qeverisë të kryera në rrugë dhe shkolla z. Pollo u bëri thirrje të pranishmëve të nxitonin të aplikonin për letërnjoftimet e reja.Â

e.l/NOA

KOMENTE