Londër, 22 prill, NOA - Një studim i fundit tregon se gjatë tre viteve të ardhshme Toka mund të goditet nga një "super stuhi diellore", e cila do ta kthente në kohën e errët qytetërimin e gjithë botës.
Sipas tij, efektet e këtij spektakli diellor do të ishin që pjesa më e madhe e planetit në orët e mëngjesit do të mbetej pa rrymë, ndërsa pas mesnate do të fikeshin edhe interneti, dhe të gjithë telefonat celularë.
Ndërsa në ditën e dytë, tërë qytetërimi ka për të qenë në kaos të plotë.
Parashikohet edhe sesi se deri në fund të vitit 2013, 100 000 evropianë do të vdesin nga uria. Ndër të tjera, parashikimet shkojnë deri atje sa që ngarkesa nga kjo "krizë", për të cilën kriza aktuale ekonomike do të duket si foshnjë e vogël, do të zgjasë 20 vjet. një skenar i tillë për Tokën parashikohet nga revista "Neu scientist", e cila e konsideron këtë gjë si një ndër kërcënimet më të mëdha për brezin tonë.
Në fakt, sipas saj, stuhitë diellore në kushte normale nuk shkaktojnë brengosje aq të madhe. Grimcat e dendura subatomike nuk i brengosin njerëzit, por vetëm astronautët dhe pronarët e sateliteve. Njerëzit këto sulme nuk i ndjejnë meqë i mbron fusha magnetike e Tokës. Por gjithmonë kur Dielli do të hedhë sasi të madhe të energjisë, ajo lëvizë me shpejtësi prej disa milionë kilometrave në orë dhe kjo mund të shkaktojë probleme në Tokë. "Sulmi i madh" i tillë që ka ndodhur të fundën herë në Tokë ka qënë ai i 1 shtatorit të vitit 1859, kur për shkak të fuqisë së dritës të dërguar nga Dielli, ka qenë e mundur leximi i gazetës në mesnatë. Sot, kur qytetërimi funksionon në bazë të super rrjeteve që mbështeten në energjinë elektrike dhe komunikimet, dëmet do të jenë të paparashikueshme. Problemët do të vinë për shkak të varshmërisë sonë nga energjia elektrike dhe mënyrës në të cilën ajo bartet.
Shkencëtarët e parashikojnë këtë stuhi për vitin 2012, meqë këtë vit, diku gjatë verës ose vjeshtës, parashihet aktiviteti më i madh i Diellit. Parashikimet thonë se më së lehti do të kalojnë pjesët më të varfra të Tokës, meqë vendet e botës së tretë janë më së paku të varur nga teknologjia bashkëkohore. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë katastrofë, është dërgimi i më shumë satelitëve në gjithësi, që do të mund të dërgojnë paralajmërime me kohë për fuqinë e stuhisë diellore.
n.e/NOA