English

Afrika e Jugut në zgjedhjet më të rëndësishme që prej fundit të aparteidit

Pretoria, 22 prill, NOA - Qytetarët e Afrikës së Jugut kanë dalë në zgjedhjet e përgjithshme ditën e sotme për të votuar mbi parlamentin e ri të vendit të tyre.

Sipas ekspertëve, ky proces zgjedhor është cilësuar si më i rëndësishmi që prej fundit të apartejdit 15 vjet më parë në këtë vend.

Partia në pushtet, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) e udhëhequr nga Jacob Zuma, pritet që të fitojë, por ajo mund të humbasë dy të tretat në parlament.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor parashikon një pjesëmarrje të madhe rreth 80 për qind të votuesve në këtë proces zgjedhor.

Në 15 vitet e fundit, Kongresi Kombëtar Afrikan ka qënë një zgjedhje për shumicën e afrikanojugorëve.

n.e/NOA

KOMENTE