English

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit, krim i ndodhur para 13 vjetësh

Prishtinë, 22 prill NOA - Pas 13 vjetësh, Policia e Kosovës ka zbuluar se 14-vjeçari Sadber Ahmeti nga Vitia, i zhdukur që prej vitit 1996, dyshohet se ishte vrarë nga bashkëvendësi i tij aktualisht 30-vjeçar Z.R. Në atë kohë, viktima 14 vjeçare për herë të fundit kishte dalë nga shtëpia e tij më 1

mars të vitit 1996, dhe më nuk ishte kthyer kurrë. Rasti ishte hetuar nga pushteti i atëhershëm dhe ishte i arrestuar i dyshimti Z. R, por në mungesë të fakteve ai atëherë ishte liruar. Më 23 janar të vitit 2003 Njësiti për Persona të Zhdukur në Prishtinë, ka dorëzuar një rast në Njësitit të Hetimeve Rajonale në Gjilan, me kualifikim "Person i zhdukur". Pas pranimit të rastit, ky njësit që nga viti 2003 ku edhe ishin marrë në pyetje disa dëshmitarë rasti ishte mbajtur për një kohë i pezulluar. Gjashtë vite më pas, pikërisht me darën 19 prill të këtij viti, është intervistuar i dyshimti i cili ka qenë bashkëpunues me hetuesit dhe në prani të avokatit mbrojtës ka shpjeguar shumë fakte që lidhen me rastin. "Më datën 19 të këtij muaji nga ana e hetuesve të Policisë në Gjilan është filluar rishtazi hetimi i këtij rasti duke u përdorur të gjitha teknikat e veçanërisht intervistat që lidhen me dëshmitarët direkt apo sipas dëgjimit. Në bazë të dyshimeve të bazuara u vërtetua se nuk kemi të bëjmë me rast "Person i zhdukur" por vepër penale "Vrasje e rëndë", bën të ditur toger Avni Uruqi i cituar sot nga "Express" në Prishtinë. Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është informuar edhe Kryeprokurori i Qarkut i cili ka marrë pjesë direkt në procedimin e rastit.

Për shkak të rastit të komplikuar, njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e Krim teknikës, Prokurori i qarkut së bashku me të dyshimtin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet të ketë kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur pjesë të rrobave të cilat besohet të jenë të viktimës, si dhe copëza skeletore të cilat janë marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për analiza të mëtutjeshme. Me vendim të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajte për 48 orë ndërkaq lënda e kompletuar i është dorëzuar Prokurorisë së Qarkut.Â

e.l/NOA/E

KOMENTE