English

Bënte kambizëm në mënyrë të paligjshme, ndalohet nga forcat e policisë

Pogradec, 22 prill, NOA - Ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e këmbimit valutor dhe për këtë, është ndaluar nga forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është 54-vjeçari Enver Shkira, banues në fshatin Buqezë të këtij qyteti.

Në momentin e kapjes nga forcat e policisë, ai ishte duke kryer shkëmbimin valutor me një banues të fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Policia ka bërë dokumentimin përkatës ligjor mbi kapjen në kushtet e flagrancës për veprën penale të parashikuar nga neni 90 i ligjit "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë".

Bëhet e ditur ndërkaq se për shkak të moshës dhe të problemeve shëndetësore që ai ka, ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE