English

Berisha del para mediave për Kinën, ndalet në debatin për celularin e katërt:

Tiranë, 22 prill NOA Update - Kryeministri Sali Berisha i kthyer sot në mëngjes nga një vizitë disa ditore në Republikën Popullore të Kinës, doli sot në një konferencë për shtyp ku fillimisht u ndal në takimet që pati atje dhe më tej u ndal në pyetjet e gazetarëve.

Berisha u pyet për premtimin se këtë verë turistët kosovarë do të vijnë nga rruga Durrës - Kukës dhe iu kërkua nëse i qëndron këtij premtimi?

"Dua t'ju siguroj se rruga Rrëshen Kalimash inaugurohet para zgjedhjeve. Tuneli përfundon plotësisht dhe turistët kosovar që duan të vijën ën Shqipëri dhe un i ftoj ata që të vijnë në vendin tonë, do të kalojnë në rrugën e re. Nuk po them sot "u krye", por bashkërisht do të themi se edhe ajo "u krye".

Gjatë kohës që Berisha zhvilloi vizitën në Kinë, opozita ka intensifikuar lëvizjen për çështjen e kartave të identitetit. Ndaj Berisha u pyet a do të ketë më lëshime nga qeveria për çështjen e kartave?

"Për kartat e Identitetit, dua t'ju garantoj se 700 mijë shqiptarë të cilët nuk kanë pasaporta, pra që ët gjithë do të marrin karta pa asnjë lloj vështirësie dhe pengese. Për ata që kanë pasaporta, ka qenë vetë opozita që ka kërkuar të përjashtohen nga procesi i marrjes së kartave deri në zgjedhjet që vijnë. Pra, është shumë evidente kjo gjë. Nëse Rama e ka hallin tek Karta e Identitetit, apo tek votat, apo kartat i duken vota, kjo është puna e tij. Unë kam detyrimin që të krijoj kushte dhe të garantoj çdo zgjedhës pa pasaportë që të marrë kartën pa asnjë vështirësi, ashtu siç bëmë. Kategoritë e përmendura do e marrin falas dhe e deklarova gjithashtu që rreth 700 mijë aplikantë të tjerë do ta marrin këtë kartë me 2000 mijë lekë", - deklaroi kryeministri.

Një tjetër pyetje ishte për celularin e katërt në vend: "Përse po kërkoni t''i jepni pa tender dhe jo licencën, operatorit të katërt celular në vend, kam parasysh këtu që Agjencia e Komunikimeve Elektronike e ka shpallur tenderin të pavlefshëm. Pyetja u shoqërua edhe me një koment: "Do të vijoja më tej me miratimin në komision pa kuorumin e nevojshëm, madje me vota të deleguara?"

Kryeministri dha këtë përgjigje:Â "Kjo pyetje është pyetje tipike që tregon se si pronarët përdorin mediat, sepse Edili, së bashku me Edvinin, ishin 2 pretendentët kryesorë të licencës. A i keni parë ju se si turfullojnë për Armon, vetëm sepse Besniku Tajvanit mbeti pa marrë, pavarësisht se kishte rreth 30 milionë më pak me Edi Ramën në ofertë? Oferta e tyre ishte 100 milionë, ndërkohë që oferta e atyre që fituan ishte 130 milionë. Një vit rresht, "tele - edili" nuk thotë gjë tjetër, veçse errësohet dhe gdhihet vetëm me Armon. Tani na doli çështja e licencës, por licenca e Edilit dhe Edvinit ishte nja 2 ose 3 milionë më pak se kjo tjetra. Përse pronari juaj nuk e bëri 8 milionë dhe atëherë ai le të shikonte nëse do t'ia jepnim atij ose jo këtë leje. Absolutisht do t'ia jepnim atij, pavarësisht këtyre që unë them. Ka nj interes publik. Problemi është se interesi publik nuk mund të cenohet në asnjë rast dhe ky interes është që licenca i jepet atij që ka dhënë shumën më të madhe dhe ka ofruar kushtet më të mira dhe kjo është kompania e cila ka në përbërje postën dhe Telekomin e Kosovës, Entin Publik. Ai ka sjellë 7 milionë dhe ne nuk mund t'i themi se do t'ia japim Edilit me 4 milionë. Jo, kjo nuk mund të ndodhë".

Po në lidhje me këtë argument, Berisha u përball edhe me pyetjen: "Në kohën e qeverisjes së z. Nano, ju keni deklaruar se privatizimet para zgjedhjeve janë të pamoralshme. Si i komentoni këto privatizime?".

Berisha tha se "i kemi ndërprerë të gjitha, përveç kësaj, duke përforcuar se u ka dhënë urdhër ministrive që të ndërpriten.

Ndërsa theksoi se kjo ofertë është në një periudhë të paktën 2-3 muaj para zgjedhjeve. "Megjithatë, ju kur të dëshironi mund të shkoni të njiheni me çmimin e dhënë. Njëra ofertë është 7 milionë, tjetra është 4-5 milionë. Sigurisht që fitues u shpall ai që ofroi më shumë. Nuk mjafton të bësh presion mbi këtë qeveri për të fituar tenderë. Kjo nuk ndodh. Unë ju garantoj se Edili, nëse do ta kishte sjellë atë ofertë me 8 milionë, ai do të ishte fitues, sepse ne nuk shkelim në interesin publik".

e.l/NOA

KOMENTE