Londër, 22 prill, NOA - Plot tetë gola u shënuan dje në derbin fantastik Arsenal-Liverpool, mes dy ekipeve të mëdha që luftuan për 90 minuta me radhë në fushën e lojës për të nxjerrë finalistin e Ligës së Kampioneve.
Andrei Arshavin mund të thuhet se ka qenë ylli i ndeshjes së djeshme me katër gola të shënuar për ekipin e Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit.
Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës. Pika e fituar e ngrit ekipin fitues të gjysëmfinales së djeshme në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford.
n.e/NOA