English

Gjen vdekjen polici privat, has në rrymë elektrike te hidrocentrali

Koplik, 22 prill NOA - Një punonjës i policisë private ka gjetur vdekjen në hidrocentralin ku shërbente në sektorin e ruajtjes, informon korrespondenti i agjencisë s lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi sot në orën 07.00 të mëngjesit tek Hidrocentrali i Vau-Dejësit, ku ka gjetur vdekjen 41-vjeçari Kujtim Mataj, banues në Koplik, të rrethit Malësi e Madhe.

I ndjeri, punonjës i Policisë Private në këtë hidrocentral, sipas hetimeve të para të kryera nga policia vendore, ka gjetur vdekjen nga korrenti, në rrethana ende të paqarta, ndërsa po kryente shërbimin në vendroje.

r.d/NOA

KOMENTE