English

Hyrja në NATO, nis rritja e shpenzimeve që vjen si detyrim i një vendi anëtar

Tiranë, 22 prill NOA - Ajo që pritej të ndodhte, ka nisur sot me një vendim të parë qeverie që rrit ndjeshëm shpenzimet pasi vendi ynë tashmë është anëtar me të drejta dhe detyrime të plota i Aleancës së Atlantikut Verior (NATO).

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme, vendosi shtimin e "forcës" në përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë pranë selisë së NATO-s.

Sipas vendimit të sotëm përfaqësia ushtarake që funksionon atje, do të përbëhet nga:

- Përfaqësues ushtarak në NATO,                             gjeneral major;

Sipas vendimit, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme, por qeveria nuk publikoi sa është shuma që rëndon në buxhet me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

e.l/NOA

KOMENTE