Tiranë, 22 prill NOA Foto Update - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e konsideron të mbyllur çështjen penale që ishte hapur nga organi që ajo drejton, pas vendimit që mori Gjykata e Lartë.
Ajo theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për hetimet që lidhen me segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash" konsiderohet një vendim i formës së prerë.
Pohimi i Ina Ramës u bë sot pasi ajo ishte e pranishme në një seancë dëgjimore me këshilltarë të Bashkimit Evropian, ku u diskutua për reformat në drejtësi.
e.l/NOA