English

Larmi aktivitetesh në gjithë Kosovën ku po shënohet "Dita Ndërkombëtare e Tokës"

Hajdin Islami

Prishtinë, 22 prill NOA - Ka filluar sot me aktivitete të ndryshme në gjithë Kosovën shënimi i "Ditës Ndërkombëtare të Tokës".

Në shënimin e kësaj dite në Parkun e qytetit në Prishtinë, të pranishëm do të jenë edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë si dhe personalitete të tjera.

Ata do të bëjnë mbëltimin e drunjtëve dekorativë, të llojit gështenjë.

Edhe në Prizren, komuna sot po organizon aktivitete të ngjashme, ndërsa Komuna e Pejës dhe KFOR-i sot do të bëjnë mbëltimin e fidanëve të rinj.

h.i/NOA

KOMENTE