Tiranë, 22 prill NOA - Me nismë të Ministrisë së Brendshme Italiane, këto ditë në kryeqytetin italian Romë, u organizua konferenca Ndërmesdhetare mbi Emigracionin dhe Sigurinë e Kufijve.Â
Ne këtë konference morën pjese Drejtuesit e Policisë Kufitare të të gjitha vendeve mesdhetare si dhe disa vendeve të Afrikës dhe Azisë.
Konferenca u hap nga Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit te Italisë, Prefekti Rudolfo Ronconi.
Më pas ajo u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane Antonio Manganelli si dhe Ministri i Brendshëm Roberto Maroni.
Ministri Maroni foli rreth fenomenit të migracionit ilegal ne drejtim te Italisë dhe si rruge zgjidhje të këtij fenomeni përmendi rastin e Shqipërisë, ku ai me nota pozitive theksoi se nga brigjet e këtij vendi dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion është ne kuotat zero. Këtë rast të Shqipërisë e përmendi në diskutimin e tij edhe Drejtori i Përgjithshëm i ICPMD -se
Gjate dy ditëve te konferencës folën delegate nga shume vende dhe nga diskutimet e tyre u përvijuan drejtimet e flukseve ilegale emigratore nga vendet e Azisë dhe Afrikës ne drejtim te Evropës.
Nga diskutimet e vendeve të origjinës, të tranzitit të destinacionit u përvijuan këto drejtime:Â
Pakistan, Iran, Turqi, Greqi, Itali.
Turqi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Hungari (vende të ndryshme aziatike)
Turqi, Greqi, Itali. (Vende të ndryshme aziatike)
Vende të ndryshme të Afrikës, Libi, Itali.
Vende të ndryshme të Afrikës, ishujt Kanarie Spanje.
Përfaqësuesi grek, nga ana e tij vuri në dukje se nga Turqia shkonin drejt vendit të tij afganë, kinezë, irakianë, pakistanezë, indianë, nepalezë, etj.
Ai theksoi se vazhdon emigracioni ilegal nga Shqipëria, vetëm shqiptarë dhe jo shtetas të tjerë, por me këtë vend kemi marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi lidhur sidomos me kontrollin e alternuar te kufirit te përbashkët.
Përfaqësuesi hungarez shtoi se në drejtim të vendit te tij, nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë vinin shtetas nga Afganistani.
Gjatë të gjithë diskutimeve te paraqitura në hartë u vu re dhe u provua qartë se harta e Shqipërisë ishte tërësisht jashtë tranzitimit të emigracionit ilegal në drejtim të vendeve të BE-së.
e.l/NOA