English

Mosparaqitja e Pirro Çakos, dështon seanca për ndarjen me Inva Mulën

Tiranë, 22 prill NOA - Seanca e parë gjyqësore për divorcin e sopranos Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Çako është shtyrë pasditen e sotme.

Shkak është bërë mosnjoftimi i Çakos në kohë nga ana e Gjykatës së Tiranës. Avokati Sokol Çomo, deklaroi pas shtyrjes së seancës gjyqësore se nuk ishte njoftuar në kohë, pala paditëse.

Sot ishte parashikuar që gjykata të zhvillonte një seancë përgatitore për çiftin, por në të u paraqit vetëm avokati mbrojtës i Inva Mulës, Sokol Çomo.

Gjykatësja e çështjes, Elona Gjoka vendosi që ta shtyjë seancën për datën 4 maj, në mënyrë të tillë që të njoftojë sërish Pirro Çakon.

Dy javë më parë sopranoja nëpërmjet mbrojtësit të saj depozitoi një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, ku kërkonte divorcin nga bashkëshorti, pasi sipas saj, prej disa kohësh ata jetonin larg njëri-tjetrit dhe martesa e tyre kishte përfunduar. Â

e.l/NOA

KOMENTE