English

Pollo: Angazhimi i madh i yni për mandatin e ardhshëm, boshti i jugut

Berat, 22 prill NOA - Zëvendëskryeministri Genc Pollo ishte sot në komunën e Otllakës në Berat ku para disa qindra banorëve foli për ato që i cilësoi si premtimet e mbajtura të kësaj qeverie, siç ishin dyfishimi i pensioneve dhe pagave të mësuesve.

Më tej, Pollo u ndal tek investimet e kryera në këtë zonë. "Do të doja të ndalesha në një zhvillim shumë të madh dhe të rëndësishëm që nuk jam i sigurt nëse do ta quaj kombëtar apo rajonal, -u shpreh z. Pollo. -

Sepse dikush, duke u nisur nga gjeografia, Beratin, Kuçovën, Otllakën, Skraparin, por edhe krahina të tjera i quan xhep, sepse janë në njërën anë të akseve të mëdha të transportit.

Pollo vuri në dukje këtu edhe inaugurimin para pak javësh të një ure të madhe mbi lumin Osum dhe tha se qeveria ka shpallur si angazhim të madh, tashmë të filluar, ndërtimin e boshtit të jugut.

"Ky bosht lidh Tiranën me Peqinin, me Kuçovën, me Lapardhanë, me Beratin, me Urën, me Memaliajin, Tepelenën, në një rrugë të standardeve evropiane. Me ndërtimin e kësaj

rruge, askush nuk mund ta quajë më xhep Beratin, Lapardhanë, Urën dhe Kuçovën", - tha Pollo.

e.l/NOA

KOMENTE