English

Presidenti uron Papën Benedikti XVII për përvjetorin e misionit të tij

Tiranë, 22 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka sot dërguar një mesazh Papa Bendiktit XVI, me anë të të cilit e ka uruar për përvjetorin e misionit të tij në krye të Selisë së Shenjtë.

"Me rastin e përvjetorit të misionit Tuaj Papnor, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t'ju drejtoj urimet më të përzemërta për përmbushjen e rolit Tuaj të pazëvendësueshëm në dobi të thellimit të paqes dhe mirëkuptimit, jo vetëm në gjirin e bashkësisë katolike, por edhe të gjithë popujve të botës", shkruan presidenti Topi në mesazhin e tij. Duke shtuar se Shqipëria ruan nderimin më të madh për misionin dhe përpjekjet e Papës Benedikti XVI në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni. "Me këtë rast, dëshiroj t'ju shpreh mirënjohjen për kontributin e vyer të Shenjtërisë Suaj, në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe të familjes, si burim mbështetjeje dhe harmonie për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe çdo individ, në veçanti", shton ai.

Ndër të tjera, kreu i shtetit shqiptar i shkruan kreut të Selisë së Shenjtë se Shqipëria është e angazhuar në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, për t'i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor. "Më lejoni, Shenjtëria Juaj, t'ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për ta çuar përpara misionin Tuaj të Shenjtë", përfundon mesazhi i Presidentit Topi drejtuar Papës.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE