English

Qeveria i jep ekskluzivitet INSIG-ut të sigurojë ushtarakët shqiptarë jashtë vendit

Tiranë, 22 prill NOA - Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi sot që të sanksionohet me ligj sigurimi i jetës për ushtarakët tanë që shkojnë në vatrat e nxehta të luftës nëpër botë, duke pasur si ekskluzivitet vetëm kompaninë e sigurimeve INSIG (Instituti i Sigurimeve).

"Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me INSIG, sha-në, të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për këtë ministri", - thuhet në vendimin e qeverisë.

Për të zbatuar vendimin, ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe INSIG-u.

e.l/NOA

KOMENTE