Tiranë, 22 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Evropë dhe SHBA, për ditën e Mërkurë, 22 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al
Gazeta
"Süddeutsche Zeitung":
OKB- ja i ka bërë një nder Ahmadinexhadit, duke i dhënë forum në Gjenevë për tiradat e tij. Por me këtë presidenti iranian nuk ka fituar në fakt diçka. Sepse në Lindjen e Afërt tani kartat po përzihen sërish, Barack Obama do që t´i shuajë krejtësisht zjarret e ndezura dhe kërkon aleanca të reja. Edhe për këtë arsye Ahmadinexhadi ngre zërin, për të mos mbetur politikisht i zbuluar. Se shumë të preferuar iranianët nuk janë në rajon. Tendenca për dominim e Teheranit së bashku me zbulimet e tij atomike, shkaktojnë një refuzim ekstrem që nga Egjipti deri te Arabia Saudite. Të gjitha këto shtete kanë frikë se mund të bien nën zjarrin e konfliktit luftarak të Iranit dhe Izraelit. Edhe për këtë arsye tentativa e re e Obamës, në Lindjen e Afërt ka shumë përkrahës në botën arabe dhe Irani pak miq.
"Der neue Tag", që del në Weiden shkruan:
Nqs Obama shtrin dorën e tij protezhuese mbi punonjësit e drejtësisë dhe punonjësit e CIA-s, e në rradhë të parë mbi torturuesit, ai përçon një sinjal fatal. Ndryshimi shumë i përbetuar prej tij nuk ka këtë pamje. Obama ndjek verbërisht linjat e paraardhësit të tij Bush. Fuqi morale udhëheqëse SHBA-ja nuk mund të rifitojë në këtë mënyrë. Për këtë nevojitet një shqyrtim i plotë ligjor i rasteve të torturave.
"Nürnberger Zeitung" për mosdorëzimin e ish mbikqyrësit të kampit nazist të përqendrimit Demjanjuk:
Që Gjon Demjanjuk është i pafajshëm, nuk e thonë as avokatët e tij. Por i sëmurë është, shumë i sëmurë, prandaj një transportim i 89 vjeçarit nga Cleveland për në Mynih do t´i ngjante një torture për të shkurtuar jetën. Demjanjuk vuan nga artriti, dobësia e veshkave dhe leuçemia. Eshtë një domosdoshmëri humane, që "të lihet të vdesë në shtëpi". Mundësi, e cila nuk iu la viktimave të tij. Ata përfunduan në dhomat e gazit të kampit nazist të përqendrimit Sobibor.Â