English

Akademia e Arteve, koncert me pjesë të instrumentuara nga studentët më të mirë

Tiranë, 23 prill, NOA - Në kuadrin e Stinës Pranverore të Koncerteve në Akademinë e Arteve është hapur me një koncert special të realizuar me pjesët e instrumentuara nga studentët më të talentuar të këtij institucioni.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë qenë studentët Evis Mula, Xhovana Doko, Ilirjana Gjoni, Dashamir Mehemeti, Albina Tarifa etj, të cilët të përgatitur nga pedagogët e Akademisë së Arteve, u përcollën me piano, flaut, violinë, violë, kitarë, etj, pjesë të njohura nga Puçini, Çajkovski, Schubert, Verdi, Mozart, Correlli, Haydn, Corelli, etj.   Bëhet e ditur se koncerti do të vijojë me të tjerë gjatë ditëve në vijim, si pjesë të Stinës koncertore pranverore në Akademinë e Artevem, e cila ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor.Â

n.e/NOA

KOMENTE