English

Gjermania vendos të njohë përkohësisht pasaportat e reja elektronike shqiptare

Tiranë, më 23 prill NOA - Qeveria federale gjermane, me anë të një procedurë të përshpejtuar, ka njohur përkohësisht pasaportat e reja elektronike të udhëtimit, shërbimit dhe diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Irene Eidema¼ller, zëdhënëse shtypi e ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, konfirmoi sot lajmin, për agjencinë e lajmeve NOA.

"Për rrjedhim Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë do të pajisë me viza edhe pasaportat e reja menjëherë pas lëshimit të tyre", sqaroi znj. Eidemüller.

Ambasada tërheq vëmendjen, se "vizat në pasaportat ekzistuese e ruajnë vlefshmërinë e tyre edhe nëse mbajtësi pajiset me pasaportë udhëtimi elektronike".

e.l/NOA

KOMENTE