Tiranë, 23 prill NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar me 12 vjet burg Albana Lazen të akuzuar për veprën penale të "vjedhjes me anë të mashtrimit" dhe "shpifjes për shkak të detyrës".
Vendimi u shpall sot në orën 13:30 nga ana e gjyqtarit Bujar Krasniqi, i cili e ka deklaruar të pandehurën fajtore.
Një seancë më parë prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës dënimin e të pandehurës me 12 vjet burg.
Laze u arrestua më 17 tetor të vitit të kaluar pas denoncimit të familjarëve të Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se ata kishin paguar një shumë prej 150 mijë euro për lirimin e të afërmve të tyre.
Albana Laze, sipas pretencës iu ishte prezantuar të afërmve të dy të pandehurve se kishte lidhje familjarë me ish-kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni dhe se njihte ish kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Kosova.
e.l/NOA