Tiranë, 23 prill NOA - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), i i ka propozuar sot Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj të kërkojë masë disiplinore ndaj kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri.
Së bashku me kërkesën, ministrit i janë dorëzuar edhe shkeljet që i janë gjetur gjyqtares gjatë gjykimit të dosjeve.
Sipas burimeve nga KLD-ja mësohet se ka qenë inspektorati i Këshillit që ka kryer kontroll në dosjet që janë gjykuar nga ana e Bejlerit, ku dhe janë konstatuar shkelje nga ana e saj.
Do të jetë ministri ai që do të verifikojë këto shkelje të konstatuara dhe më pas të vendosë nëse do të propozojë për shkelje apo jo ndaj Bejlerit.
e.l/NOA