English

Lesi: Të shtunën publikohet koalicioni me të cilin LDK do të futet në zgjedhje

Tiranë, 23 prill, NOA - Ditën e shtunë pritet të realizohet konfigurimi zyrtar i aleancës parazgjedhore mes Lidhjes Demokristiane e Shqipërisë dhe njërit nga koalicionet politike kryesore për zgjedhjet e 28 qershorit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj partie, Nikollë Lesi, i cili në fakt i ka shpallur që para disa javësh objektivat e tij të vërteta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka bërë të ditur publikisht se do të kandidojë në qarkun e Lezhës, që përfshin rrethet e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, si kryetari i Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë dhe shpreh shpresën e tij të jetë një nga shtatë deputetët e ardhshëm që do përfaqësojnë këtë qark në parlamentin e ardhshëm.

Deputeti Lesi pas largimit nga Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, në muajin tetor të vitit 2007 krijoi me një grup demokristianësh partinë e re LDK, Lidhja Demokristiane e Shqipërisë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, LDK ka zhvilluar takime në Vlorë, Tiranë, Durrës, Korçë, Krujë dhe Sarandë për të sqaruar elektoratin demokristian arsyet e krijimit të kësaj partie të re.

n.e/NOA

Â

KOMENTE