Shkup, 23 prill, NOA - Maqedonia ka mundësi reale që deri në fund të vitit të marrë datë për fillimin e negociatave, si dhe liberalizimin e vizave sepse nuk ka dyshim se është lider në plotësimin e kritereve për këtë në rajon, tha eurokomisari për zgjerim Oli Ren në një konferencë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski në Bruksel.
Ai përsëri e uroi shtetin për zgjedhjet e zbatuara me sukses dhe theksoi se kompromisi i shumëpritur për emrin me Greqinë duhet të bëhet sivjet, veçanërisht pas, siç tha, përforcimit të mandatit politik të Qeverisë pas zgjedhjeve.
Sipas tij, zgjidhja e problemit me emrin do të thotë përfitim për të gjithë dhe inkurajim që të vazhdojnë negociatat me ndërmjetësimin e KB-së.
Maqedonia, siç theksoi Ren, duhet që të vazhdojë me plotësimin e dispozitave, ndërsa veçanërisht me luftën kundër korrupsionit dhe reformave në administratën publike dhe në legjislaturë.
NOA-INA
Â