Shkodër, 23 prill, NOA - Në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet sot mbledhja e peticionit kundër ndërtimit të centralit bëthamor në këtë zonë të vendit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të qytetit verior, si edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët janë mjaft të indinjuar dhe shprehen kundër lajmit të publikuar në media së fundmi, për ekzistencën e një projekti të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj kroate  mbi ndërtimin e një centrali bërthamor në qytetin e Shkodrës.
"Qytetarët shkodranë e ndërmarrin këtë nismë të përbashkët për t'i thënë STOP politikave të shkatërrimit", deklarojnë iniciatorët e këtij peticioni.
Ndërkaq, para pak ditësh, Kroacia zyrtare ka reaguar përnes një deklarate duke
mohuar të gjithë zërat që po përfliten në Shqipëri mbi nënshkrimin e një marrëveshje për central në Shkodër. "Qeveria kroate nuk ka lëshuar asnjë informacion për planifikimin e një marrëveshje të tillë", thuhej në këtë deklaratë.
n.e/NOA