Tiranë, 23 prill, NOA - Disa nga zonat kryesore të kryeqytetit do të përfshihen sot nga ndërprerjet e energjisë elektrike.
Një lajm i tillë është njoftuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili ka bërë me dijeni se mungesa e energjisë do të vërehet në orarin 09.00 deri në 17.00 në zonën e Tiranës së Re, Bllokut, Selitës dhe Kombinatit.
Ndërkaq, OST nuk ka përjashtuar nga kufizimet e energjisë edhe Ndroqin, e cila nuk ndodhet brenda në kryeqytet, por përfshihet nga i njëjti sistem furnizimi.
n.e/NOA