English

Patozi: Debati për kartat, justifikim i Edi Ramës për humbjen në zgjedhje

Tiranë, 23 prill, NOA - Debati i krijuar nga opozita e drejtuar prej Edi Ramës për kartat e identitetit, nuk është gjë tjetër veçse një justifikim i kërkuar prej tij për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Një fakt të tillë e ka deklaruar sot gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi, në kundërpërgjigje të akuzave që ngriti për procesin e pajises me karta, homologia e tij socialiste, Valentina Leskaj.

Sipas Patozit, përmes pretendimit të kartave të identitetit, kryesocialisti Rama është duke kërkuar një kartë që ta ketë si justifikim për humbjen e zgjedhjeve.

"Partia Socialiste vetë është duke kërkuar një kartë për të vulosur procesin e 28 qershorit, por nuk kanë për ta arritur dot se shqiptarët do të shkojnë drejt kutive të votimit atëherë kur e përcakton Kushtetuta", tha ndër të tjera Patozi, duke prekur edhe çështjen e mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve, e cila është një alternativë që po buron nga selia rozë.

Sipas Patozit, zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por në kutitë e votimit.

"Paranoja e një politikani nuk mund të kthehet në një ndëshkim për gjithë votuesit", ka thënë ai më pas duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kreun e Partisë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE