English

PS, Kodheli: Ne nuk do lejojmë që Shkodra të mashtrohet nga i njëjti person që mashtroi Vlorën

Tiranë 23 prill NOA - Zëdhënësja e kryesisë së PS me anë të një deklarate ka bërë të ditur ditën e sotme se, kryeministri Berisha mohoi planin e tij për ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër, vetëm pasi u njoh me rënien e mbështetësve të Partisë Demokratike në këtë qytet.

"Plani i Sali Berishës për të ndërtuar centralin bërthamor në Shkodër është tashmë i qartë për të gjithë shqiptarët. Vetëm pasi u njoh me rezultatet e sondazhit të fundit, që tregonin se mbështetja e Partisë Demokratike në Shkodër është në rënie të ndjeshme prej vendimit të Kryeministrit për të ndërtuar centralin bërthamor, Sali Berisha vendosi të mohojë planin e tij" deklaroi zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli.

"Të gjithë e dinë se nëse Sali Berishës do i jepet mundësia ta ndërtojë centralin bërthamor në Shkodër, ai do e bëj këtë. Thënia e të vërtetës nuk është në karakterin e Berishës.

 Ne nuk do të lejojmë që Shkodra të mashtrohet nga i njëjti person që mashtroi Vlorën" përfundoi Kodheli.

k.k/NOA

KOMENTE