English

Raporti i Senatit: CIA i kërkoi leje Bushit për metoda të ashpra ndaj të dyshuarve

Uashington, 23 prill, NOA -Â Që Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, ka përdorur metoda të ashpra si mbytja e simuluar, gjatë marrjes në pyetje të personave të dyshuar si terroristë, kjo tashmë pohohet zyrtarisht edhe nga përfaqësuesit amerikanë të shtetit.

Sipas një një raporti të ri të Senatit Amerikan, në vitin 2002, Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, i kërkoi leje administratës Bush për të përdorur metoda të tilla.

Raporti, i publikuar nga Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit, jep sekuencën kohore të këtyre praktikave në politikën e marrjes në pyetje të ndjekur nga administrata e kaluar. Në faqet e tij thuhet se në vitin 2002, Kondoliza Rajs, në atë kohë Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, miratoi kërkesën e CIA-s për të përdorur metodën e simulimit të mbytjes ndaj personit të dyshuar si operativ i al-Kaidës, Abu Zubaydah, nëse kjo miratohej nga Departamenti i Drejtësisë.

Njoftohet se Zubaydah i është nënshtruar kësaj metode 83 herë në gusht të vitit 2002. Por në raport tregohet gjithashtu se një vit më vonë, nënpresidenti Dik Çeni afirmoi mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për këto praktika të marrjes në pyetje. n.e/NOA

Â

KOMENTE