English

Rigjykim për Jaho Mulosmanin, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Tiranë, 23 prill NOA - Jaho Mulosmani i dënuar si një nga autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Gjykata e Larta ka rikthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në qytetin e Tropojës.

Dosja mban numrin 1179 dhe

është hedhur sot në shortin elektronik, ku i ka rënë për gjykim gjyqtarit Petrit Çomo.

Ky i fundit do të vendosë edhe datën e parë të seancës gjyqësore.

Mulosmani është dënuar me burgim përjetë nga ana e dy shkallëve të gjyqësorit për vrasjen e dy patriotëve të tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Lartë, në procesin gjyqësor në ngarkim të tij ishin vërejtur shkelje procedurale.

e.l/NOA

KOMENTE