Tiranë, 23 prill NOA - Tirana dhe Vllaznia do ta vazhdojnë këtë javë rivalitetin e kampionatit, në distancë, para se të përballen të mërkurën, në kryeqytet, ku do të përcaktohet finalistja dhe pretendentja kryesore për fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë e Kolës dhe kuqeblutë që drejtohen nga malazezi, Haxhiosmanoviç, para se të bëjnë llogaritë e tyre për kupë, synojnë të fitojnë medoemos ndeshjet e radhës në kampionat.
Shkodranët, në bazë të kundërshtarit do ta kenë më të lehtë këtë javë, për të fituar në Shkodër kundër Besës, pasi kjo e fundit nuk ka asnjë objektiv për të shënuar, kurse Tirana do të presë Teutën e Starovës.
"Djemtë e detit" nuk do të kenë Milen e skualifikuar në sulm, por sipas Starovës, synohet një rezultat pozitiv, në kryeqytet, ku Tiranës do t'i mungojë në portë portieri Blendi Nallbani. Ky i fundit është gjithashtu i skualifikuar, prej kartonëve. Â
Kategoria Superiore
Java e 30-të
Tirana-Teuta (S. Jareci)
Vllaznia-Besa               (R. Sadiku)
Dinamo-Shkumbini       (B. Pashaj)
Bylis - Partizani            (K. Meta)
Apolonia - Elbasani      (E. Hoxha)
Lushnja - Flamurtari     (E.Peza)
Kategoria e Parë
Java e 27-të
Kastrioti-Ada               (A. Beqiri)
Dajti-Besëlidhja            (A. Lulaj)
Skrapari-Naftëtari        (K. Cjapi)
Skendërbeu-Turbina     (A. Kastrati)
Gramozi-Pogradeci       (E. Mustafaraj)
Laçi-Burreli                  (A. Taullau)
Bilisht Sp-Luftëtari        (L. Alla)