Reagimi vjen pas eliminimit nga kupa, Ranieri mbetet
Tiranë, 23 prill NOA - Tifozët e Juves kundër ekipit të tyre dhe vendimit për rikthimin e Kanavaros.
"Për ju nuk kemi më kohë që të humbim". Kontestimi vjen  pas eliminimit nga Kupa e Italisë, me racion.
Një parullë është shkruar në rrugët e qytetit të Torinos, nga një grup ultrasish, që nuk janë pajtuar me dështimin e fundit.
 Gjatë mbrëmjes, në ndeshjen me Lacion, tifozët nuk kanë dashur që të rikthehet Fabio Kanavaro, sërish në klubin e Juves.
Një numër jo i madh tifozësh kanë shkruar edhe disa parulla kundër ekipi, ndërkohë një nga aksionerët e klubit, Blank ka takuar skuadrën dhe i ka dhënë sërish mbështetje trajnerit Klaudio Ranieri.
Sipas Blank, Ranieri mbetet pjesë e ekipit dhe vazhdon të ketë besimin e klubit.
Klaudio Ranieri drejton Juven, që nga fillimi i sezonit dhe pas eliminimit nga Kupa e Italisë ekipi i tij nuk do të ketë më asnjë shans për të fituar ndonjë trofe.
I vetmi objektiv për bardhezinjtë është pozicionimi në vend të tretë.
e.l/NOA