English

Arrihet marrëveshja PD-PS, kartat 200 lekë për personat pa pasaportë

Tiranë, 24 prill, NOA - Eshtë zgjidhur më në fund ngërçi i cili kishte kapur prej kohësh politikën shqiptare mbi çështjen e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord së bashku që të vendoset një kuotë modeste prej 200 lekësh për marrjen e një karte të tillë.

Kjo presupozohet për të gjithë personat të cilët nuk janë të pajisur me pasaporta, në mënyrë që atyre t'u sigurohet pajisja me mjetin e ri të identifikimit në prag të zgjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE