English

Fshehu klandestinen në makinë, i mori 2 000 euro për ta çuar te burri n ë Greqi

Kakavijë, 24 prill, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili kishte fshehur në makinën e tij një grua gjatë kalimit të pikës kufitare të Kakavijës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari quhet Brahim Trakalaci, 48-vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë një kontrolli në pikën e kufitare të Kakavijës nga forcat e policisë në automjetin e tij Benz Kamion, u konstatua se në kabinën e shoferit ai kishte fshehur një qytetare 20-vjeçare nga rrethit i Fierit, e martuar prej dy vjetësh.

U zbulua se ai i kishte marrë 2 mijë euro asaj me premtimin se do ta çonte tek burrri në Greqi, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi.

Kontrolli është bërë pasi Trakalaci kishte vulosur dhe po nisej për në tokën greke. Bëhet e ditur se ai punonte tek firma "Indi 2000 shpk", me transport mallrash të ndryshme.

KOMENTE