English

Gjykata dënon kompaninë Vodafone me 50 mijë euro dëmshpërblim për përgjimin e Marina Mejdanit

Vendimi i gjykatës hap rrugën dhe për të dëmtuar të tjerë. Gazetarja mbulonte çështjet e Ballkanit

Tiranë, 25 prill NOA

/Ta Nea - Rrugën për të vënë drejtësi dhe në viktima të tjera skandali të përgjimit nga kompani celulare, ka hapur Gjykata e Athinës e cila urdhëroi që Vodafone e cila drejton dhe filialin e kompanisë ndërkombëtare në Shqipëri, të dëmshpërblejë me 50 mijë euro, një gazetare të njohur.

Gjithashtu kompania u dënua edhe për "shkelje e fshehtësisë së komunikimit dhe të dhënave personale".

Vendimi i publikuar nga shumë media qendrore të Greqisë, si "Mega" Tv, "Imerisia", "Sofokleousin", "Trikaland", "Proto Thema", etj., është marrë dje (e Premte), kundër kompanisë Vodafone, në favor të gazetares së gazetës "Makedonia" dhe anëtare e Bashkimit të Redaktorëve Përgjegjës të gazetave ditore të Selanikut, Marina Mejdani.

Sipas vendimit që citon e përditshmja më e madhe e Greqisë "Ta Nea", kompania Vodafone detyrohet të kompensojë Marina Mejdanin me shumën 50 mijë euro.

Gjykata pranoi kërkesën e gazetares, emri i të cilës është përfshirë në listën me emrat e viktimave të përgjimit të bisedave telefonike që dolën në publik para pak kohësh duke bërë bujë në Greqi.

Sipas avokatit të Mejdanit, F. Veliki, ky është i pari vendim gjykate që jep më në fund të drejtën e një viktime të përgjimit nga operatori celular Vodafone e cila edhe kishte përgjuar gazetaren.

Sipas arsyetimit të vendimit të gjykatës që mban numrin 1930/2009, "Vodafone nuk tregoi kujdes... për të mbrojtur fshehtësinë e komunikimit".

Sipas vendimit të gjykatës, ky veprim nga ana e kompanisë Vodafone për të komunikuar të dhënat personale të Mejdanit, konsiderohet i paligjshëm dhe sjell shkeljen e të personalitetit, veçanërisht për të drejtën ligjore për të ruajnë fshehtësinë e të dhënave personale.

"Sulmi kishte një ndikim negativ mbi punën e Marina Mejdanit, një gazetare e cila merret me raportime politike mbi vendet e Ballkanit", shtoi gjykata duke argumentuar vendimin e saj.

Për këtë arsye, avokatët deklaruan se ata besojnë që vendimi i gjykatës mund të jetë një pikënisje për të zhdëmtuar edhe shumë viktima të tjera të përgjimit të paligjshëm nga Vodafone.

Lexoni lajmin e plotë në greqisht, duke klikuar këtu: Vodafone

KOMENTE