Prishtinë, 25 Prill NOA - Strategjia Kundër Korrupsionit, e cila është aprovuar në mbledhjen e së Premtes, të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kjo strategji e vlerëson gjendjen e përgjithshme në Kosovë në përputhje me tiparet e vendeve në tranzicion.
Të dhënat e studimeve dhe raporteve të ndryshme të publikuara gjatë viteve 2007-2008, të cilat paraqesin një analizë të situatës, perceptimit publik, shkaqeve dhe pasojave të korrupsionit, vihet re qartë se problemi i korrupsionit është ende shumë i përhapur dhe përbën një problem shumë serioz, i cili minon mirëfunksionimin e institucioneve si dhe ndikon në krijimin e imazhit të keq të vendit.
Qeveria e Kosovës në programin e vet i ka dhënë prioritet luftës kundër dukurive devijonte në shoqëri duke e renditur si prioritet kryesor luftimin e korrupsionit.
Kryeministri siguroi se Qeveria do të bashkëpunojë dhe forcojë partneritetin me shoqërinë civile dha mediat për të fuqizuar rolin e tyre në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave kundër korrupsionit dhe në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së organeve qeveritare dhe jo qeveritare në Kosovë.
Ndërkohë, Qeveria ka aprovuar edhe Projektligjin Kundër Korrupsionit përmes të cilit përcakton statusin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë, në fushën e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit, veçanërisht në fushën e raportimit, zbulimit dhe hetimit të korrupsionit. Projektligji përcakton edhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit dhe mbikëqyrjen e pranimit të dhuratave nga personat zyrtarë.
Në mbledhje është aprovuar edhe Projektligji për Qeverinë i cili përcakton: organizimin dhe funksionimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës; mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri; bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet nënligjore që nxjerr Qeveria. Qeveria ka aprovuar edhe vendimin për formimin e komisionit për hartimin e Rregullores së Punës së Qeverisë së Kosovës.
Qeveria ka dhënë pëlqimin që anëtarë të bordit të Trustit të Kursimeve Pensional të Kosovës. Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Besim Beqaj - kryesues, Ruzhdi Morina, Ymer Havolli, Angela Burns, Stiv Bates dhe Hervey Richard Kember.
a.b/NOA