English

Kryeparlamentarja Topalli takohet me gratë e Lushnjes: Do të trajtoheni me respekt në mënyrë të barabartë me burrat

Lushnje 24 prill NOA - Kryetarja e Kuvendit takoi sot gra, nëna e vajza të Lushnjes, në vijim të turit " Gratë për fitoren", të cilave iu drejtua se bashkë mund të krijonin një Shqipëri në të cilën çdo grua do të trajtohet me respekt në mënyrë të barabartë me burrat.

"Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të përgjysmojmë varfërinë edhe në zonat malore ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim investimet. Së bashku me ju ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, çdo burrë e grua të duhet e të trajtohet në mënyrë të barabartë, edhe çdo familje të ketë shpresën e një familje të fortë e stabël" - u shpreh kryetarja e Kuvendit, në fjalën drejtuar zonjave, nënave dhe vajzave të Lushnjes.

"Në mandatin e ardhshëm edhe më shumë se dy herë do të rritet numri i studentëve në universitete. E mbi të gjitha tani është koha për të vepruar për gratë kudo ku janë, në fshat, në qytete, në veri, në jug, këtu e kudo. Por mbi çdo gjë, duhet të vazhdojmë bashkë për një arsye të thjeshtë, por të madhe, për një qëllim, të vetëm, unik, për ne gratë, për fëmijët. Ne do të vazhdojmë të lëvizim para, sepse ne gratë më mirë se të gjithë të tjerët e dijmë se "Ai që nuk lëviz para, shkon mbrapa", shtoi me tej Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE