English

Me biçikletë nga Danimarka në Paris, kryeministri pedalon për të gjetur fonde

Kopenhagen, 24 prill, NOA - Nuk është një njeri dosido, por një kryetar qeverie e megjithatë, nuk e ka problem të sillet si i tillë kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve që ai përfaqëson në pushtet.

Kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, do të niset me biçikletë nga Danimarka për në Paris, me një grup të biçiklistëve danezë, për të mbledhur mjete financiare për fëmijët të sëmurë nga kanceri, kanë bërë të ditur organizatorët e aksionit.

Rasmussen, i cili ka filluar punën si kryeministër këtë muaj, do të niset më 18 korrik së bashku me 275 biçiklistë nga qyteti Ringe, në Danimarkë, për në rrugën e gjatë 1.200 kilometra deri në Paris, ka thënë koordinatorja e ekipit biçiklistik Karin Blok-Bergsted. Gjatë rrugës për në Paris biçiklistët do të kalojnë nëpër Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Francë. Ekipi Rinkebi, të cilin në vitin 2001 e kanë themeluar disa amatorë biçiklistik, vitin e kaluar ka arritur të grumbullojë 188.000 euro për njerëzit nevojtarë. n.e/NOA

KOMENTE