Shkodër, 24 prill, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës, kanë mundësuar kapjen e 43-vjeçarit Bilal Kola, lindur e banues i këtij qyteti, ndaj të cilit ekzistonte një vendim gjykate me 7 muaj burg, për veprën penale të "Mashtrimit".
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Bilal Kola ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe kapja e tij u bë e mundur nga forcat policore brenda në banesën e tij, në lagjen "Daniel Matlia" të këtij qyteti.
n.e/NOA