English

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës mes MTKRS dhe SPASH-it

Tiranë, 24 prill NOA - Është arritur sot mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, kontrata kolektive e punës e cila rregullon marrëdhëniet e punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në fushën e artit dhe kulturës në Republikën e Shqipërisë.

Marrëveshja u nënshkrua për MTKRS nga titullari Ardian Turku dhe për SPASH-in, nga Presidenti i saj Reshat Ibrahimi.

Kohëzgjatja e kontratës kolektive është me një afat 3-vjeçar dhe marrëveshja hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët.

Ministri Turku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për çuarjen para të artit dhe kulturës, ndërsa Ibrahimi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm.

Përfaqësuesit e SPASH kërkuan gjithashtu dhe rishikimin e statusit të artistit, propozim ky i sjellë më parë në MTKRS.

e.l/NOA

KOMENTE