English

Nis rregullimi i shtratit të lumit Tërstena, gjelbërohet dhe qyteti i Vushtrisë

Vushtrri, 25 Prill NOA - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi ka marrë pjesë dje (e Premte), në aktivitetin e mbjelljes së fidanëve dhe fillimit të rregullimit të shtratit të lumit Terstena në Vushtrri.

Kryeministri Thaçi para qytetarëve të shumtë të tubuar në Sheshin "Adem Jashari" ka thënë se ndjehet shumë mirë që gjithë këta qytetarë janë sot këtu në mbështetje të angazhimeve tona për më shumë gjelbërim dhe ambiente të pastra, për më tepër Kosovë moderne.

Kurse premtoi se "ne do të vazhdojmë anekënd Kosovës që të kemi më shumë gjelbërim".

"Në këtë periudhë një vjeçare nga pesë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është edhe krijimi i ambienteve më të pastra për neve, për familjet tona dhe fëmijët e fëmijëve tanë", theksoi kryeministri Thaçi.

Ai ka shtuar se "do të mbjellim 2 milionë fidanë dhe besojë se do ta kemi përkrahjen e gjithë qytetarëve dhe institucioneve tona". Me këtë rast kryeministri falënderoi udhëheqjen komunale për fillimin e rregullimit të shtratit të lumit Terstena, projekt ky që do të kushtojë 1. 5 milion euro.

"Ky lum ka qenë deri tash një nga ndotësit më të mëdhenj të qytetit: Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të këtyre projekteve", ka pohuar z. Thaçi.

Ndërkohë, ka shtuar se çdo qytetar i Kosovës të ndihet mirë dhe krenar për të jetuar në Kosovën e lirë dhe demokratike dhe në Kosovën shtet sovran dhe i pavarur. Â

a.b/NOA

KOMENTE