Oslo, 24Â prill, NOA - Një barkë ruse peshkimi me 17 marinarë në bord u mbyt në brigjet detare të Norvegjisë.
Lajmi është konfirmuar nga shërbimet norvegjeze të shpëtimit, të cilët menjëherë sapo mësuan lajmin, dërguan anije dhe helikopterë në vendngjarje për të ndihmuar ekuipazhin.  "Ne nuk zbuluam praninë e asnjë anije në zonën ku u lëshua thirrja për ndihmë dhe mendojmë se anija është mbytur", ka pohuar një zyrtare e qendrës së ndihmës në det të Tromsoes në veri të Norvegjisë. Ndërkaq, një zyrtar tjetër saktësoi se ishte fjala për një anije të kombësisë ruse me 17 anëtarë ekuipazhi.
n.e/NOA