Durrës, 24 prill, NOA - Nuk paguajnë detyrimet tatimore prej kohësh dhe këtë vijojnë ta bëjnë megjithë marrjen e masave administrative të herëpashershme ndaj tyre nga ana e autoriteteve, prandaj kundrejt tyre është vendosur të hapet procedim penal.
Bëhet fjalë për 10 subjekte tregtare në qarkun e Durrësit, për të cilët seksioni i Luftës kundër krimit ekonomik-financiar ka filluar hetimin përkatës.
Vepra penale në ngarkim të tyre është "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, do të ndiqen penalisht administratorët e këtyre shoqërive:
Administratori i shoqërisë tregtare "PLAVA"
Administratori i shoqërisë tregtare "ALMOND
Administratori i shoqërisë tregtare "PUNETORI"
Administratori i shoqërisë tregtare "E.D.I.KONSTUKSION"
Administratori i shoqërisë tregtare "ADNAIN"
Administratori i shoqërisë tregtare "ADRIA TRANS"
Administratori i shoqërisë tregtare "EURO AL"
Administratori i shoqërisë tregtare "ENVER BALLA SH.P.K
Administratori i shoqërisë tregtare "EURO BETON
Administratori i shoqërisë tregtare "GJEMA"
n.e/NOA