English

Olli Rehn: Pavarësisht krizës, në konsideratë futja e Ballkanit në BE

Bruksel, 24 prill, NOA - Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk guxon që për shkak të çështjeve tjera të rëndësishme, të lërë anash arritjet në kuadrin e stabilizimit dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Në fjalën e tij në Parlamentin Evropian, Rehn ka thënë se të gjitha vendet e rajonit, të cilat i plotësojnë kushtet mund të llogarisin në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, pavarësisht se është hapur tema e zgjerimit të mëtejmë të Unionit në rrethanat e krizës ekonomike.

Paralelisht me rregullimin institucional të BE-së, duhet vazhduar me zgjerimin ka thënë Ren për të theksuar se "dhjetë vjet pas ngjarjeve tragjike në Kosovë", perspektiva evropiane është rruga e përparimit të rajonit drejt paqes dhe stabilitetit.

NOA-INA

KOMENTE