Tiranë 24 prill NOA - Vetëm pak orë pas deklaratës së deputetit të PS-së për keq menaxhimin e buxhetit të vitit 2009, ka reaguar sot Partia Demokratike.
"Në serinë e kundërshtimit të të gjitha koncesioneve dhe privatizimeve në 4 vitet e fundit të konsideruara transparente dhe të suksesshme nga të gjitha institucionet ndërkombëtare Në serinë e kundërshtimit të privatizimeve si ai i Armos apo Kesh-it. Të të gjitha koncensioneve me një total prej 3.5 miliardë Euro nga të cilat krijohen dhjetëra mijëra vende pune për Shqiptarët, Edi Rama dhe zëdhënësit e tij kanë ndërmarrë një sulm të egër, të përditshëm, kundër dhënies së Licencës së 4 të telefonisë celulare" u deklaroi zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli. "Ofertës më të mirë me 7.2 milion Euro dhe kjo vetëm e vetëm se kjo licencë nuk ju dha kompanisë bashkëaksionere të Ramës EDIL-it, e cila pruri një ofertë prej vetëm 5 Milionë Eurosh. Kundërshtimi i të gjitha koncesioneve të dhëna përfshirë këtu edhe Kaskadën e Devollit në të cilën investohen 1 Miliardë Euro dhe krijohen 7000 vende pune. Kundërshtimi i privatizimit të ARMO-s me një ofertë prej 30 milionë Euro më të madhe se oferta që paraqiti Rama. Kundërshtimi i licencës së 4 dhënë atij që dha ofertën 2 milionë Euro më të lartë se ai i Edi Ramës, dëshmojnë edhe një herë qartë e përfundimisht se për Ramën nuk ekzistojnë interesa të tjera në këtë vend përveç interesave të tij personale dhe të 3-4 klaneve me të cilat ai ndan pasuritë" përfundoi zëdhënësja e PD-së fill pas deklaratës së deputetit të PS-së Arben Malaj. k.k/NOA